AKTIVIZIMI I KARTELËS

NËSE KENI BLERË KARTELË TEK NJË BASHKËPUNËTOR TË JASHTËM PËR SHITJE TË AMSM KARTELAVE, ATËHERË NDIQNI HAPAT E MËPOSHTME PËR AKTIVIZIMIN E SË NJËJTËS:

  1. Gërvishtni kodin e aktivizimit në anën e pasme të kartelës që keni blerë tek bashkëpunëtori ynë i jashtëm
  2. Zgjedhni mëposhtë kartelën të cilën duhet t’a aktivizoni
  3. Në formularin futni kodin e aktivizimit, të dhënat e juaja dhe zgjedhni mënyrën e dorëzimit të AMSM kartelës aktive
  4. Për aktivizim të suksesshëm të kartelës do pranoni konfirmim në e-mailin të cilin e keni regjistruar në formularin
  5. Na pritni që t’ju kontaktojmë për dorëzim të kartelës
  6. Udhëtoni PA BRENGA
Plr ndihmë dhe informata mund të telefononi në AMSM Qendrën e kontaktit 24/7 në numrat e telefonit: +389 2 3181 181 и 196
  • Kartelat Classic, Europe Premium dhe Velo janë të destinuara ekskluzivisht për persona fizik.
  • Kartelën e përzgjedhur mund t’a aktivizoni brenda 30 dite nga dita e blerjes.
  • Nëse për herë të parë bleni AMSM kartelë, shërbimet të cilat i referohen transportit falas të makinës në territorin e RMV-së dhe Evropës, nuk mund t’i përdorni në 7 ditët e para duke llogaritur nga dita e aktivizimit.
  • Shërbimet të cilat u referohen makinave motorike për pasagjerë, të regjistruara me rregull me targa maqedonase të regjistrimit të cilat nuk i tejkalojnë karakteristikat në vijim:
    • Masa totale deri 3,5 tonelata dhe
    • Gjatësia totale nga parakolpi i përparmë deri në boshtin e pasmë 3,5 m
  • Çdo nevojë për ndihmë në rrugë, transport i makinës në rast të defektit ose të aksidentit të trafikut ose mbulimi i kostove rrugore, detyrimisht duhet të paraqitet në Kontakt qendrën, në telefonin 196 (për intervenime në RM) ose në telefonin + 389 2 3181 196 (për intervenime jashtë RM-së) brenda 24 orëve, në të kundërtën AMSM-ja nuk do kryejë rimbursim të mjeteve dhe shfrytëzimi i shërbimeve do jetë i pavlefshëm.
Click outside to hide the compare bar
KRAHASO
Споредба ×
KRAHASO Continue shopping