Vërtetimi për përmbushjen e kushteve të posaçme tekniko-eksploative nevojitet për fitimin e licencës për kryerjen e transportit publik të pasagjerëve dhe mallrave në komunikacionin rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar. Me atë konfirmohet se makina është e gatshme për komunkacion në transportin publik i cili realizohet për shkak të një veprimtarie ekonomike.
Vet Vërtetimi për përmbushjen e kushteve të posaçme tekniko-eksploative përbëhet në fakt nga dy Vërtetime:
Për lëshimin e Vërtetimit kryhet kontrollim i elementeve të makinës, për të cilat stacionet e kontrollit teknik nuk janë të detyruara që të lëshojnë Vërtetim për funksionim: shasia mbështetëse dhe karroceria, pamja e jashtme me mbishkrime, motori shtytës, sistemi i frenimit (komandat, elementet e furnizimit me energji, rezervuarët për ajër, rregulluesit e forcës së frenimit, cilindrat e punës, komponentet e transmisionit, etj.), sistemi i drejtimit, sistemi i mbështetjes, sistemi i ngrohjes dhe ventilimit. Tek makinat të cilat kryejnë transport publik të pasagjerëve (autobusë, furgonë, makina taksi) bëhet kontroll i hapësirës për pasagjerë nga këndvështrimi i kushteve higjieniko-teknike dhe të gjitha kërkesave në përputhje me normën ECE36.
Makinat motorike për pasagjerë të destinuara për auto-taksi transport të pasagjerëve, krahas kushteve të përgjithshme dhe standardeve duhet t’i përmbushin edhe rregullat të cilat vlejnë për lëshimin e një licence për taksi makina, siç janë një taksimetër fiskal i graduar, mbishkrime dhe paralajmërime, kartela e identifikimit e vozitësit, vëllimi i hapësirës së bagazhit, etj.
Vërtetimi për kushtet tekniko-eksploative lëshohet për një periudhë prej 2 vitesh për:
Tek makinat më të reja, vlefshmëria e Vërtetimit përputhet me vlefshmërinë e Licencës për transport.
Gjatë kërkesës për lëshimin e Vërtetimit për kushte tekniko-eksploative bëhet pagesë për:
Kontakt person: Zoran Boshnaçki
📱: 072-228-197
✉: zbosnacki@amsm.com.mk