Materie të rrezikshme janë ato materie të cilat gjatë prodhimit, manipulimit (paketimi, ngarkimi, transporti, shkarkimi) dhe përdorimi mund të jetë të rrezikshme dhe të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve, për gjërat materiale dhe për mjedisin jetësor. Ndarja e materieve të rrezikshme është bërë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të cilat e rregullojnë përdorimin e tyre, transportimin dhe magazimin. Me rregullat e cekura janë të përfshira rreth 50.000 materie të rrezikshme dhe të njëjtat janë të ndara në nëntë klasa bazë.

Në atë drejtim, nevojitet aftësim organizativ dhe profesional i vozitësve të makinave ngarkuese motorike me të cilat transportohen materiet e rrezikshme, si dhe i personave të tjerë të cilët marrin pjesë në organizimin e transportit dhe manipulimin e tyre – ngarkimin, ringarkimin dhe shkarkimin. Qëllimi kryesor i trajnimit special përbëhet në njoftimin me karakteristikat e materieve të veçuara të rrezikshme dhe fitimi i njohurive themelore të domosdoshme për uljen e mundësive për raste të fatkeqësive deri në minimum, si dhe marrja e masave të nevojshme për mbrojtje në rast të incidenteve dhe kufizimi i pasojave nga ato.

Trajnimin e zbatojnë ligjërues të trajnuar në mënyrë përkatëse nga AMSM Qendra e makinave. Për trajnimin e zbatuar lëshohet Konfirmim për trajnim të zbatuar, i cili paraqet kusht për hyrje në provim përpara Komisionit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Dokumente të nevojshme për trajnim dhe aplikim për provim profesional janë:

  • Letërnjoftim
  • Patent shoferi (maqedonas)

 

 

Kontakt person: David Trençevski

📱: +389(2)3181 153,+389(0)72 228 196
✉: dtrencevski@amsm.com.mk, obuki@amsm.com.mk