Me këtë procedurë përkufizohen kushtet dhe procedura e ekzaminimit të makinave në të cilat është vërtetuar se janë të instaluara komanda të dyfishta për nevojat e trajnimit të vozitësve, në mënyrë që bashkëvozitësi të mund t’i kontrollojë të gjitha ose disa nga komandat e këmbës në vend të vozitësit. Kjo procedurë i referohet makinave nga kategoria M dhe N.

Për a-test të një sistemi të instaluar të komandave të dyfishta nevojiten dokumentet në vijim:

  • Provë për pronësi të makinës – leje qarkullimi ose kontratë shit-blerjeje;
  • Elaborat (skemë) i cili hollësisht e përshkruan sistemin e komandeve të reja të instaluara;
  • Kërkesë për a-test;
  • Fletëpagesë për a-test, e lëshuar nga MPB-ja në bazë të Kërkese të verifikuar nga një kontroll kompetent teknik.

Pas ekzaminimit të kryer, AMSM Qendra e makinave lëshon Vërtetim për përputhshmëri për një makinë të modifikuar/riparuar dhe njoftim deri te MPB-ja për regjistrimin e modifikimit në lejen e qarkullimit, me çfarë finalizohet procedura e ekzaminimit.

 

 

Kontakt person: Zoran Boshnaçki

📱: 072-228-197

✉: zbosnacki@amsm.com.mk