Me këtë procedurë, në përputhje me Rregulloren për miratim të makinave të modifikuara dhe të riparuara, përkufizohet procedura e ekzaminimit me qëllim të miratimit të një makine në të cilën është ndërruar motori amë, respektivisht motori shtytës i instaluar më parë, me një motor të llojit apo tipit tjetër, ose me motor i cili ka karakteristika të tjera (fuqi, vëllimin e funksionimit, ose parametra ekologjike, etj.)

Për a-test të ndërrimit të motorit nevojiten dokumentet në vijim:

  • Provë për pronësi të makinës – leje qarkullimi ose kontratë shit-blerjeje;
  • Vërtetim për motor shtytës të instaluar dhe pajisje, me të dhëna për komponente të ndryshuara dhe numri dhe tipi i motorit të ri të instaluar, i lëshuar nga kompania e cila kryen modifikimin ose riparimin;
  • Fletëdërgesë për a-test e lëshuar nga MPB-ja në bazë të një Këkese të verifkuar në një kontroll kompetent teknik.

Pas ekzaminimit të përfunduar, AMSM Qendra e makinave lëshon Vërtetim për përputhshmëri për makinë të modifikuar/riparuar dhe njoftim deri te MPB-ja për regjistrimin e modifikimit në lejen e qarkullimit, me çfarë finalizohet procedura e ekzaminimit.

 

 

Kontakt person: Zoran Boshnaçki

📱: 072-228-197

✉: zbosnacki@amsm.com.mk