Ndërrim i kategorisë, formës dhe funksioni i karrocerisë dhe a-test i pjesëve të mbindërtuara,të riparuara ose të zëvendësuara

Shpesh herë ndodhë që për nevojat e ekonomisë, por edhe për nevojat e personave fizik, pronarët e makinave të duhet të bëjnë ndërrime të kategorisë, formës dhe funksionit të karrocerisë së makinës, të mbindërtojnë ose demontojnë pjesë të caktuara dhe ndihmesa për punën ose komforin. Për shembull, nga një makinë pasagjerësh në makinë ngarkimi dhe e kundërta, nga një makinë ngarkimi në autobus ose në makinë banimi, mbindërtim i mekanizmit për groposje, për pastrim të dëborës etj.

Procedura administrativo-teknike me të cilën miratohet ndryshimi i këtillë quhet a-test i ndërrimit të kategorisë, formës dhe funksionit të karrocerisë dhe a-test i pjesëve të mbindërtuara, të riparuara ose të zëvendësuara nga modifikimi. Pas kërkesës së parashtruar nga ana e pronarit të makinës dhe ndërrimit të vërtetuar nga ana e shërbimit teknik, lëshohet fletëudhëzim nga sporteli për regjistrimin e makinave i MPB-së për miratimin e ndërrimit të ngjarë. Më pas, si edhe te çdo procedurë e miratimit lëshohet Vërtetim për përputhshmëri. Vërtetimin e hartuar, pronari e parashtron në sportelin për regjistrim të MPB-së, ku së bashku me dokumentet tjera të kryhet ndryshim i librezës së qarkullimit ku regjistrohet ndërrimi përkatës i makinës.

Ekzaminim i të dhënave teknike të një makine ose motori të ngasjes

Për shkak të arsyeve të ndryshme mund të paraqitet mungesë e të dhënave për makinën në librezën e qarkullimit të cilat janë relevante për regjistrimin e saj. Në atë rast, kur zyrtari për regjistrim do vërtetojë se mungojnë të dhëna të tilla, e drejton makinën në shërbimin teknik për kontrollë dhe vërtetimin e të dhënave që mungojnë ose nuk janë përkatëse.

Procedura më tej është e njëjtë si procedurat tjera për miratim ose a-test. 

 

 

Kontakt person: Zoran Boshnaçki

📱: 072-228-197

✉: zbosnacki@amsm.com.mk