Materie të rrezikshme janë ato materie të cilat gjatë prodhimit, manipulimit (paketimi, ngarkimi, transporti, shkarkimi) dhe përdorimit mund të jenë të rrezikshme dhe të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve, për të mirat materiale dhe mjedisin jetësor. Nga kjo arsye, të gjithë vozitësit të cilët transsportojnë materie të rrezikshme duhet të posedojnë ADR certifikatë.
Për përvetësimin me një ADR certifikatë është i nevojshëm aftësim i organizuar dhe profesional i vozitësve të makinave motorike ngarkuese me të cilat transportohen materie të rrezikshme, si dhe persona të tjerë të cilët marrin pjesë në organizimin e transportit dhe manipulimin e tyre – ngarkim, ringarkim dhe shkarkim. Qëllimi kryesor i trajnimit special përbëhet nga njoftimi me karakteristikat e materieve të veçuara të rrezikshme dhe fitimi i njohurive bazë të domosdoshme për uljen e mundësive për raste fatkeqësie deri në minimum, si dhe marrje të masave të nevojshme për mbrojtje në rast të incidenteve dhe kufizimin e pasojave për ato. Trajnimin e kryejnë ligjërues të trajnuar dhe profesional në mënyrë përkatëse nga AMSM Qendra e makinave.
Për trajnimin e zbatuar lëshohet Vërtetim për trajnim të zbatuar, i cili paraqet kusht për hyrje në provim përpara Komisionit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Dokumente të nevojshme për aplikim për trajnim dhe provim profesional për ADR vozitës janë:
Kontakt person: David Trençevski
📱: +389(2)3181 153, +389(0)72 228 196
✉: dtrencevski@amsm.com.mk, obuki@amsm.com.mk