Nën gaz të lëngshëm të naftës nënkuptohen hidrokarburet e lëngshme, respektivisht propani (C33H3), butani (C4H10) dhe përzierjet e tyre në përputhje me standardet përkatëse për gaz të lëngshëm të naftës, si dhe të tjera gazra të lëngshme të naftës tek të cilat presioni gjatë temperaturës 70о nuk është më i lartë se 31 bar, ndërsa dendësia e fazës së lëngshme në temperaturë prej 50о nuk është më e vogël se 0,4 kg/dm3. Shkurtimisht, nën gaz të lëngshëm të naftës nënkuptohen hidrokarburet të cilat nën kushte speciale të temperaturës dhe presionit mund të transformohen në gjendje të lëngshme.
Mbishkrimi ndërkombëtar për gaz të lëngshëm të naftës është LPG ( Liquefied Petroleum Gas).
Në Standardin Evropian EN 589:1993 janë të specifikuara kërkesat dhe metodat e ekzaminimit të LPG për makinat motorike të cilat dorëzohen në tregjet e vendeve të BE-së.
Gjatë ekzaminimit të makinave të modifikuara dhe makinave me pajisje të instaluara shtesë, ekzaminohen: veçori konstruktive, funksionaliteti dhe cilësi teknike dhe të sigurisë të pajisjeve të modifikuara, respektivisht të reja të instaluara, si dhe ndikimi i tyre mbi funksionimin dhe cilësitë teknike dhe të sigurisë të pajisjeve tjera të makinës dhe makina në tërësi.
Për a-test të një pajisje të instaluar shtesë për shtytje në gaz të lëngshëm të naftës, nevojiten dokumentet në vijim:
Pas ekzaminimit të kryer, AMSM Qendra e makinave lëshon Vërtetim për përputhshmëri për një makinë të modifikuar/riparuar dhe njoftim deri te MPB-ja për regjistrimin e modifikimit në lejen e qarkullimit, me çfarë finalizohet procedura e ekzaminimit.
Kontakt person: Zoran Boshnaçki
📱: 072-228-197
✉: zbosnacki@amsm.com.mk