Homologimi është pjesë e Rregullores për përdorimin e makinave me të cilën janë të përcaktuara kërkesat të cilat makinat motorike dhe rimorkio duhet t’i përmbushin. Ai përmban një sërë procedurash me të cilat vërtetohet përputhshmëria e një makine motorike.

Ekziston një numër i procedurave në procesin e regjistrimit të makinave të reja dhe të përdorura të importuara nga jashtë vendi:

 

MIRATIM I VETËM I MAKINAVE

Miratimi i vetëm i makinave është procedurë në të cilën organi i miratimit (Byroja e metrologjisë e RM-së) në bazë të gjetjeve të shërbimit teknik konfirmon se makina e vetme e kontrolluar, unike apo jo, i përmbush kushtet e përcaktuara dhe në përputhje me atë i lëshohet miratim për makinë të vetme. Procedura për miratim të vetëm të makinës zbatohet:

  • për një makinë, tipi i së cilës nuk ka qenë i miratuar në përputhje me dispozitat nga Ligji për makinat dhe rregullat e miratuara në bazë të këtij ligji;
  • në rast të një prodhimi në disa faza të makinës për fazat e veçanta të prodhimit, nëse ndonjëra nga ato faza është lëndë e procedurës së miratimit në disa faza.

 

IDENTIFIKIMI DHE VLERËSIMI I GJENDJES TEKNIKE TË MAKINAVE

Vlerësimi i gjendjes teknike të makinës është procedurë në të cilën në mënyrë vizuele kontrollohet tërësia dhe aftësia e saj për vozitje të sigurtë në komunikacionin rrugor, respektivisht për punë të sigurtë të kryerjes së punëve bujqësore dhe pyllore, si dhe kontrollim vallë makina nuk është e modifikuar, respektivisht e riparuar.

Procedura për identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes teknike të makinave zbatohet për:

  • makina të reja për të cilat tipi është miratuar në përputhje me rregullat e harmonizuara për BE miratim të tipit,
  • makinë për të cilën tipi është miratuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, a për makinën konkrete pala nuk ka siguruar Vërtetim për përputhshmëri, të lëshuar nga përfaqësuesi i prodhuesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Procedura mund të zbatohet vetëm nëse kërkesat teknike në bazë të së cilave është fituar BE miratim i tipit, respektivisht miratim i tipit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë të paktën në nivelin e kërkesave teknike të cilat janë në zbatim për makinën përkatëse.

 

IDENTIFIKIM I MAKINAVE

Identifikimi është procedurë në të cilën vërtetohet përputhshmëria e makinës dhe të dhënave të saj teknike bazë me ndihmën e dokumentacionit të parashtruar dhe/ose me kontrollimin e të dhënave në Regjistrin e të dhënave të makinave.

 

EVIDENTIMI I NDRYSHIMEVE NË NJË MAKINË

Kjo procedurë zbatohet për ndryshime të makinave të cilat i referohen instalimit të sistemeve të veçuara, pjesëve dhe pajisjeve që dallohen nga ato bazë të instaluara, ndërkaq të njëjtat janë të miratuara për instalim në tipin konkret të makinës, siç janë:

  • sistemet e shkarkimit;
  • pajisjet ndriçuese;
  • pajisjet për tërheqje të makinave, masa totale e të cilave nuk tejkalon 3.500kg, me përjashtim të traktorëve;
  • bashkuesit; dhe
  • pajisje të tjera të cilat janë të miratuara për instalim në tipin konkret të makinës.

Me kontrollim të makinës dhe dokumentacionin e nevojshëm kontrollohet vallë pajisjet e instaluara janë të miratuara për instalim në tipin konkret të makinës dhe nëse janë të instaluara në mënyrë përkatëse.

Për makinat të cilat i përmbushin kërkesat e përcaktuara lëshohet Vërtetim për përputhshmëri për evidentimin e ndryshimeve, dokument në bazë të së cilit në lejen e qarkullimit regjistrohen ndryshimet e ngjara të makinës.

 

Kontakt person: Ivica Radev

📱: 072-214-872

✉: iradev@amsm.com.mk