Ndryshim i të dhënave

Ndryshim i pronësisë së makinës

Çdo ndryshim (ndryshime teknike të makinës, ndryshim i pronësisë, ndryshim i adresës së vendbanimit, çlajmërim i makinës e të tjera), që ndikon në ndryshimin e të dhënave në lejen e qarkullimit, pronari është i obliguar që brenda 15 ditësh nga dita e krijimit të ndryshimit, të paraqet këtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme sipas vendbanimit, respektivisht selisë së pronarit.

Për ndryshim të pronësisë së makinës, janë të nevojshme dokumentet në vijim:

- Leje qarkullimi ose leje qarkullimi e çlajmëruar nëse është nga një zonë tjetër e regjistrimit;
- Kontratë shit-blerëse e noterizuar në noter;
-Letërnjoftim me vlefshmëri (person fizik); ose
- Gjendja rrjedhore jo më e vjetër se 6 muaj dhe prokurë për regjistrim (person juridik).

Click outside to hide the compare bar
KRAHASO
Споредба ×
KRAHASO Continue shopping