Targa të përkohshme

Procedura dhe dokumentet e nevojshme

Targat e përkohshme janë të destinuara për shënimin e përkohshëm të makinave të cilat ende nuk janë të regjistruara, ose kanë qenë të regjistruara, mirëpo nga shkaqe të arsyeshme kanë mbetur pa targa të regjistrimit.

MAKINA TË REJA DHE MAKINA TË IMPORTUARA

Për lëshimin e targave të përkohshme për makinë të re, nevojiten dokumentet në vijim:

- Gjatë parashtrimit të Kërkesës kryhet kontrollim i identitetit të parashtruesit të Kërkesës me pikëqasje në letërnjoftimin me vlefshmëri, dokument udhëtimi ose patent shoferi
- Fotokopje nga një deklaratë importuese doganore
- Fotokopje nga polica për sigurim të detyrueshëm

MAKINA TË TJERA

Për lëshimin e targave të përkohshme për makinë e cila i është shitur një personi fizik ose juridik me vendbanim/seli në një vend tjetër të banimit në territorin e vendit tonë, nevojiten dokumentet në vijim:

Provë se makina është çlajmëruar (leje qarkullimi e çlajmëruar, targa të regjistrimit të kthyera)
- Marrëveshje për shit-blerje
- Letërnjoftim ose kërkesë me shkrim nëse pronari është person juridik,
- Policë për sigurim nga autopërgjegjësia
- Kontroll teknik, nëse bëhet fjalë për makinë me regjistrim të skaduar
- Tarifë administrative 50,00 denarë

Click outside to hide the compare bar
KRAHASO
Споредба ×
KRAHASO Continue shopping