Patenti shoferi ndërkombëtar lëshohet në përputhje me Konventën ndërkombëtare të komunikacionit në rrugët, e miratuar më 8 Nëntor të vitit 1968 në Vienë. Në përputhje me marrëveshjet bilaterale të shtetit tonë, patent shoferi ndërkombëtar nuk është i nevojshëm për shtetet vijuese: Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Italia, Kosova, Sërbia, Mali i Zi dhe Spanja.
Në të gjitha vendet tjera, patent shoferi ndërkombëtar është dokument i detyrueshëm.
Dokumente të nevojshme
– 2 фотографии (45мм x 35 мм) кои можете да ги направите и во АМСМ Станицата за технички преглед во Скопје – Центар
- Prani personale me dokument identifikimi
(letërnjoftim ose pasaportë)
- Patent shoferi nacional
- Vërtetim nga Ministria e Punëve të Brendshme për sanksion kundërvajtës ndalesë e drejtimit të makinës motorike (lëshohet nga ana e MPB-së në AMSM)
Kërkesën për lëshimin e Vërtetimit nga Ministria e Punëve të Brendshme për sanksion kundërvajtës ndalesë e drejtimit të makinës motorike, mund t’a shkarkoni këtu.
Vlefshmëria
3 vjet, mirëpo me skadimin e vlefshmërisë së patent shoferit nacional skadon edhe vlefshmëria e patent shoferit ndërkombëtar.
Shënim
Patent shoferi ndërkombëtar mund të nxjerrni brenda orarit të punës në sportelin e MPB-së në AMSM ose 24/7 në AMSM Shkup – Qendër përderisa tashmë e posedoni vërtetimin e nevojshëm nga MPB-ja për sanksion kundërvajtës, ndalesë e drejtimit të një makine motorike.
Për orarin e punës të sportelit të MPB-së mund të informoheni këtu.
Pika të shitjes
- AMSM STP Qendër (24 orë)
- AMSM STP Çair
- AMSM STP Veles
- AMSM STP Kërçovë