Politika për mbrojtjen e të dhënave personale

POLITIKA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE E AUTO MOTO LIDHJES SË MAQEDONISË - SHKUP
https://amsm.mk/

Na vjen veçanërisht mirë që shfaqët interes për faqen e internetit të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë, e cila si kontrollues i të dhënave personale, në tërësi e meriton besimin Tuaj, ngase përkushton kujdes të madh në respektimin e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave personale është prioriteti ynë, andaj Ju lutemi që me vëmendje të lexoni këtë Politikë të privatësisë.

Ju informojmë se mund të vizitoni faqen tonë të internetit edhe pa zbuluar të dhënat e Juaja personale, mirëpo, përderisa dëshironi që të regjistroheni si përdorues i yni, është e domosdoshme që t’i përpunojmë të dhënat e Juaja personale. Të dhënat personale të përdoruesve në faqen tonë të internetit përpunohen në përputhje me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale.

Me këtë politikë të privatësisë, Ju informojmë për natyrën, vëllimin dhe qëllimin për të cilin i grumbullojmë, përdorim dhe i përpunojmë të dhënat e Juaja personale, për mënyrën në të cilën i mbrojme të dhënat e Juaja personale, si dhe për të drejtat e Juaja që rrjedhin nga Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale.

Auto Moto Lidhja e Maqedonisë, si kontrollues i të dhënave personale, zbaton numër të madh të masave teknike dhe organizative për të siguruar mbrojtje të plotë të të dhënave personale të cilat përpunohen përmes kësaj faqe të internetit.

Megjithatë, dorëzimi i të dhënave personale përmes Internetit, në parim mund të ketë lëshime të sigurisë dhe nuk mund të garantohet mbrojtje absolute.

1. Përkufizime

2. Emërtimi dhe adresa e kontrolluesit

3. Zyrtarë për mbrojtje të të dhënave personale

4. Si i zbatojmë parimet për mbrojtje të të dhënave personale?

5. Cila është baza juridike dhe qëllimi për përpunimin e të dhënave të Juaja personale?

6. Cilat kategori të të dhënave personale i përpunojmë?

7. Regjistrimi dhe lajmërimi në faqen tonë të internetit

8. Procedura për paraqitje të aplikuesve për punësim

9. Mundësi për kontakt përmes faqes së internetit

10. Aplikim për pranimin e Newsletter

11. Biskota

12. Grumbullimi i të dhënave dhe informatave të përgjithshme

13. Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të CARD si përpunues i pagesës

14. Vallë kryejmë transfer të të dhënave personale?

15. Në cilin afat i ruajmë të dhënat personale?

16. Vallë sjellim vendime në bazë të një përpunimi automatik të të dhënave?

17. Vallë dhe kujt i’a zbulojmë të dhënat e Juaja personale?

18. Cilat janë të drejtat e Juaja si subjektë të të dhënave personale?

19. E drejta e parashtrimit të kërkesës deri te Agjencia për mbrojtje të të dhënave personale

1. Përkufizime

Politika e privatësisë e Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë bazohet në termet që i përdor Ligji për mbrojtje të të dhënave personale (në tekstin e mëtejmë: LMDHP). Ajo duhet të jetë e kuptueshme për vizituesit dhe përdoruesit tanë. Që të jemi të sigurtë se me të vërtetë është ashtu, së pari do shpjegojmë nocionet që i përdorim.

Në këtë Politikë për privatësi, ndër të tjera, i përdorim nocionet në vijim:

Të dhëna personale
Nën të dhënë personale nënkuptohet çdo informatë e cila i referohet një personi të identifikuar fizik ose personi fizik i cili mund të identifikohet (subjekt i të dhënave personale), ndërsa person fizik i cili mund të identifikohet është person identiteti i të cilit mund të vërtetohet drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, në veçanti në bazë të një identifikuesi siç janë emri dhe mbiemri, numri i amë i qytetarit, të dhëna për vendndodhjen, identifikues përmes internetit, ose në bazë të një ose më shumë mbishkrimeve specifike për identitetin e tij fizik, fiziologjik, gjenetik, mental, ekonomik, kulturor ose social.

Subjekt i të dhënave personale
Subjekt i të dhënave personale është një person i identifikuar ose fizik i cili mund të identifikohet, të dhënat personale të së cilit i përpunon kontrolluesi përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale.

Përpunim i të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale është çdo operacion ose përmbledhje e operacioneve të cilat zbatohen mbi të dhënat personale, ose grup i të dhënave personale, automatike ose në mënyrë tjetër, siç janë: grumbullimi, evidentimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, adaptimi ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, pikëqasja, përdorimi, zbulimi përmes transferimit, publikimi ose në mënyrë tjetër bërja të qasshme, harmonizim ose kombinim, kufizim, fshirje ose shkatërrim.

Kufizimi i përpunimit të të dhënave
Kufizimi për përpunimin e të dhënave personale është shënimi i të dhënave personale të cilat ruhen, a me qëllim të kufizimit të përpunimit të tyre në të adhmen.

Profilimi
Profilimi është çdo formë e përpunimit automatik të të dhënave personale, që përbëhet nga përdorimi i të dhënave personale për vlerësimin e aspekteve të të caktuara personale lidhur me personin fizik, a në veçanti për analizë ose parashikim të aspekteve të cilat i referohen zbatimit të detyrimeve profesionale të atij personi fizik, gjendja e tij ekonomike, shëndeti, preferencat personale, intereset, konfidencialiteti, sjellja, vendndodhja ose lëvizja.

Pseudonomizimi
Pseudonomizimi është përpunim i të dhënave personale në atë mënyrë që të dhënat personale nuk munden më të lidhen me një subjekt të caktuar pa u përdorur informata shtesë, nën kusht që informatat e tilla shtesë të ruhet në mënyrë të veçuar dhe t’u nënshtrohen masave teknike dhe organizative me të cilat do sigurohet se të dhënat personale nuk janë të lidhura me një person të identifikuar fizik ose person fizik i cili mund të identifikohet.

Kontrolluesi
Kontrollues është person fizik ose juridik, organ i qeverisjes shtetërore, organ shtetëror ose person juridkk i themeluar nga shteti për kryerjen e autorizimeve publike, agjenci ose trup tjetër, i cili në mënyrë autonome ose së bashku me të tjerë i përcakton qëllimet dhe mënyrën e përpunimit të dhënave personale, a kur qëllimet dhe mënyra e përpunimit të të dhënave personale janë të caktuara me ligj, me të njëjtin ligj përcaktohen kontrolluesi ose kriteret e posaçme për përcaktimin e tij.

Përpunues
Përpunues është një person fizik ose juridik, organ i pushtetit shtetëror, organ shtetëror ose person juridik i themeluar nga shteti për kryerjen e autorizimeve publike, agjenci ose trup tjetër i cili përpunon të dhënat personale në emër të kontrolluesit.

Përdorues
Përdorues është një person fizik ose juridik, organ i pushtetit shtetëror, organ shtetëror ose person juridik i themeluar nga shteti për kryerjen e autorizimeve publike, agjenci ose trup tjetër të cilit i zbulohen të dhënat personale pa dallim nëse ky është person i tretë ose jo. Megjithatë, organet e pushtetit shtetëror dhe organet shtetërore cilave u zbulohen të dhënat personale në kuadër të një hetimi të posaçëm në përputhje me ligj, nuk konsiderohen për përdorues, gjatë së cilës përpunimi i këtyre të dhënave nga këto organe duhet të jetë në përputhje me rregullat në fuqi për mbrojtje të të dhënave personale sipas qëllimeve të atij përpunimi.

Personi i tretë
Person i tretë është çdo person fizik ose juridik, organ i pushtetit shtetëror, organ shtetëror ose person juridik i themeluar nga shteti për kryerjen e autorizimeve publike, agjenci ose trup tjetër, i cili nuk është subjekt, kontrollues, përpunues ose person, i cili nën autorizim të drejtëpërdrejtë të kontrolluesit ose përpunuesit është i autorizuar që t’i përpunojë të dhënat.

Pëlqim
Pëlqim i subjektit është çdo deklaratë e vullnetit e dhënë lirshëm, konkrete, e informuar dhe e padykuptimtë, përmes një deklarate ose veprimi qartë të konfirmuar, a me të cilat shprehet pëlqimi për përpunimin e të dhënave të tija personale.

2. Emërtimi dhe adresa e kontrolluesit

Auto Moto Lidhja e Maqedonisë
rr. Mitropolit Teodosij Gologanov nr. 51, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Е-mail adresa: contact@amsm.com.mk
Faqja e internetit: https://amsm.mk/

3. Zyrtarë për mbrojtje të të dhënave personale

Avokati Nikita Tashevska
Telefoni: (+389) 70 230 339
Е-mail adresa: nikita_tashevska@yahoo.com

Çdo vizitues ose përdorues i kësaj faqe të internetit, mundet në çdo kohë drejtëpërdrejtë të kontaktojë me zyrtarët tanë për mbrojtje të të dhënave personale për çfarëdo pyetje dhe propozime në lidhje me mbrojtje të të dhënave personale.

4. Si i zbatojmë parimet për mbrojtje të të dhënave personale?

Mënyrë e ligjshme, e drejtë dhe transparente e përpunimit të të dhënave personale
Të dhënat e Juaja personale grumbullohen dhe përpunohen në bazë të pëlqimit Tuaj ose për shkak të përmbushjes së një detyrimi ligjor. (Ligji për tregtinë, Ligji për tregtinë elektronike, Ligji për mbrojtje të konsumatorëve, Ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale, Ligji për detyrimet).

Kufizimi i qëllimit të përpunimit të të dhënave personale
Të dhënat e Juaja personale në faqen e internetit grumbullohen dhe përpunohen për qëllime të blerjes online, për kontakt me ne, për punësime të ardhshme, për fitimin e njoftimeve nga oferta jonë e produkteve, për fitimin e buletinit tonë, për bashkëpunim të ardhshëm me ne. Ato nuk janë lëndë e përpunimit të mëtejmë për qëllime të ndryshme nga ato të përkufizuara parimisht.

Kufizimi i vëllimit të të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale është i kufizuar vetëm në atë të dhëna të cilat janë të domosdoshme që të përmbushen qëllimet e përpunimit. Vëllimi i të dhënave personale është përkatës me atë se çfarë nevojitet për përmbushjen e qëllimeve, të përcaktuara në pikën 5 të kësaj Politike për privatësi. Nëse paraqitet nevoja për përpunim shtesë të të dhënave të Juaja personale, do Ju informojmë dhe të kërkojmë pëlqimin Tuaj për atë përpunim shtesë.

Saktësia e të dhënave personale
Zbatojmë masa të arsyeshme për konfirmimin e saktësisë, për korrigjim dhe/ose për fshirje të të dhënave të pasakta personale të cilat i përpunojmë. Krahas këtyre masave, Ju mundësojmë që të realizoni të drejtën Tuaj për të kërkuar korrigjim, plotësim ose fshirje të të dhënave personale në një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë.

Kufizim i afateve të përpunimit të të dhënave personale
Auto Moto Lidhja e Maqedonisë kujdeset që të dhënat e Juaja personale të ruhen në afatet e parapara në pikën 18 të kësaj Politike për privatësi. Pas skadimit të afateve ose pas përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat e Juaja personale fshihen. 

Integriteti dhe besueshmëria e të dhënave personale 
Auto Moto Lidhja e Maqedonisë ndërmerr masa përkatëse teknike dhe organzative për mbrojtjen e të dhënave personale që grumbullohen përmes kësaj faqe të internetit nga qasja e joautorizuar, shpalosja joligjore dhe shkatërrimi i të dhënave. Qasja deri te të dhënat personale është e kufizuar vetëm në personat të cilët janë posaçërisht të autorizuar për atë.

5. Cila është baza juridike dhe qëllimi i përpunimit të të dhënave të Juaja personale?

Faqja e jonë e internetit grumbullon të dhëna personale ekskluzivisht nga subjektët e të dhënave personale (përdoruesit). 

Baza juridike 

Baza juridike për përpunimin e të dhënave të Juaja personale përmes faqes sonë të internetit në pjesët: „Anëtarësohuni“, „Punësim“, „Kontakt“, „Newsletter“ është pëlqimi Juaj, a bazë juridike për përpunimin e të dhënave të Juaja personale.

Qëllime
Përmes formularit „Anëtarësohuni“ i përpunojmë të dhënat e Juaja personale për qëllime të blerjes online, por edhe për fitimin e njoftimeve nga oferta jonë e produkteve përderisa paraprakisht jeni dakord me atë. 

Përmes formularit „Punësim“ i përpunojmë të dhënat e Juaja personale për punësime të ardhshme. 

Përmes formularit „Kontakt“ i përpunojmë të dhënat e Juaja personale që të përgjigjemi në komentet dhe mesazhet e Juaja. 

Përmes formularit „Newsletter“ i përpunojmë të dhënat e Juaja personale që rregullisht t’Ju dërgojmë edicion elektronik të buletinit tonë.

6. Cilat kategori të të dhënave personale i përpunojmë?

Anëtarësohuni

Nëse dëshironi të anëtarësoheni Ju ose të dhuroni anëtarësi dhuratë dikujt tjetër, duhet që t’i futni të dhënat e Juaja personale:

  • emri dhe mbiemri
  • të dhëna kontakti (adresa, e-mail, telefoni, qyteti, numri postar)
  • IP adresa (ruhet automatikisht)
  • targat e regjistrimit të makinës
  • marka e makinës
  • viti i prodhimit të makinës
  • tip i makinës.

Faqja jonë e internetit Ju jep mundësi që të pajtoheni me Kushtet për përdorim dhe me këtë Politikë për privatësi, por edhe mundësi që të pajtoheni për të pranuar njoftime për ofertën tonë të ptodukteve (marketing i drejtëpërdrejtë).

Punësime

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë, a me qëllim që t’Ju kontakojmë, duhet që të na dërgoni CV ku do i futni të dhënat e Juaja personale:

  • emri dhe mbiemri
  • arsimi
  • foto (kjo fushë nuk është e obliguar)
  • e-mail adresë
  • data e lindjes
  • gjinia
  • të dhëna kontakti (e-mail, telefon)

Kontakti:

Nëse dëshironi të na kontaktoni, duhet që t’i futni të dhënat e Juaja personale:

  • emri dhe mbiemri
  • të dhëna kontakti (e-mail, telefon)
  • IP adresa (ruhet automatikisht)

Newsletter (buletini elektronik):

Nëse dëshironi që t’Ju dërgojmë buletinin tonë në formë elektronike, duhet që të futni të dhënën Tuaj personale:

  • е-mail

7. Procedura e aplikimit të aplikuesve për punë

Përmes kësaj faqe të internetit grumbullojmë dhe i përpunojmë të dhënat e Juaja personale gjatë aplikimit për punësim me anë elektronike. Nëse keni dhëni pëlqim që të dhënat e Juaja personale të përpunohen në procesin e përgjedhjes së aplikuesve për punësim, të njëjtat do i ruajmë në afat prej 1 viti nga aplikimi Juaj, respektivisht deri në përfundimin e qëllimit për të cilin janë dorëzuar, pas çfarë do fshihen.

Pëlqimin për përpunim të të dhënave të Juaja personale përmes aplikimit për punënsim, keni të drejtë që t’a tërheqni në çdo kohë.

Nëse Auto Moto Lidhja e Maqedonisë përmbyll kontratë punësimi me Ju si aplikues për punësim, të dhënat personale të dorëzuara do i ruajmë dhe përpunojmë për qëllime të punësimit (marrëdhënia e punës) në përputhje me detyrimet ligjore.

 8. Mundësia për kontakt përmes faqes së internetit

Faqja jonë e internetit Ju mundëson kontakt të shpejtë dhe komunikim të drejtëpërdrejtë me ne përmes e-mail adresës ose përmes formularit për kontakt, gjatë së cilës të dhënat e Juaja personale automatikisht ruhen, që t’u përgjigjemi mesazheve dhe komenteve të Juaja. Këto të dhëna personale nuk do u shpalosen personave të tretë.

9. Aplikim për fitimin e Newsletter

Që të jeni rregullisht i njoftuar për produktet nga oferta jonë, keni mundësi që të aplikoni për të pranuar buletinin tonë (newsletter). Buletinin tonë mund t’a pranoni vetëm nëse:

  1. keni e-mail adresë valide dhe
  2. nëse keni aplikuar për dorëzim të buletinit.

Pas aplikimit për fitimin e buletinit, do Ju dërgohet e-mail konfirmues në e-mail adresën Tuaj, nga shkaqe juridike, a në procedurë për pëlqim të dyfishtë (opt-in). Ky e-mail konfirmim përdoret për dëshmimin se Ju si pronar i e-mail adresës keni kërkuar që të pranoni buletinin.

Grumbullimi i këtyre të dhënave është i domosdoshëm që të mund të zbulohet keqpërdorimi i mundshëm i e-mail adresës Suaj, dhe e njëjta shërben si mjet për mbrojtje juridike të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë. Të dhënat personale të grumbulluara në kuadër të aplikimit për pranimin e buletinit do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

Të dhënat personale të grumbulluara përmes buletinit nuk do u transferohen palëve të treta. Pëlqimin për përpunimin e të dhënave të Juaja personale për pranimin e buletinit, keni të drejtë t’a tërheqni në çdo kohë. Për këtë qëllim, në çdo buletin është vendosur një link përkatës. Poashtu, aplikimi për pranimin e buletinit mund t’a tërheqni në çdo kohë drejtëpërdrejtë në faqen tonë të internetit ose të na njoftoni në një mënyrë tjetër.

Më shumë informacion është në dispozicion në Politika e marketingut të drejtëpërdrejtë.

10. Biskotat (Cookies)

Faqja jonë e internetit përdor biskota. Biskotat janë skedarë tekstual të ruajtur në sistemin Tuaj informatik përmes shfletuesit të internetit. Shumë biskota përmbajnë të ashtuquajtur ID të biskotës – identifikator unik të biskotës, i cili përdoret nga një seri karakteresh përmes së cilave faqet e vizituara të internetit i dallojnë shfletuesit e internetit të përdoruesve të tyre nga shfletuesit tjerë të internetit, a me ndihmë të identifikatorit unik të biskotës. Me përdorimin e biskotave në faqen tonë të internetit, Ju ofrojmë kushte më të mira Juve si përdorues. Biskotat na mundësojnë, të dallojmë përdoruesit e faqes sonë të internetit.

Qëllimi i kësaj është që t’Ju lehtësojmë përdorimin e faqes sonë të internetit. Nëse përdorni biskota në faqen tonë të internetit, nuk ka nevojë çdoherë kur qaseni në faqen e internetit të futni të dhëna për qasje, pasi që i ndërmerrni nga faqja e internetit dhe biskota e ruajtur në sistemin Tuaj informatik. Si përdorues, mundeni në çdo kohë të parandaloni vendosjen e biskotave përmes faqes sonë të internetit me përdorimin e një cilësimi përkatës në shfletuesin e internetit ose përhershëm të refuzoni vendosjen e biskotave, a mundet edhe biskotat tashmë të vendosura t’i fshini në çdo kohë përmes shfletuesit të internetit ose programeve të tjera softverike. Nëse çkyçni vendosjen e biskotave përmes shfletuesit të internetit, nuk do mundeni në tërësi t’i përdorni të gjitha funksionet e faqes sonë të internetit. 

Më shumë informacion është në dispozicion në Politikën për biskotat.

11. Grumbullimi i të dhënave dhe informatave të përgjithshme

Faqja jonë e internetit grumbullon një sërë të dhëna dhe informata të përgjithshme kur qaseni në të. Këto të dhëna dhe informata të përgjithshme janë të ruajtura në log fajla (skedarë) në serverin. Të dhënat dhe informatat e grumbulluara mund t’i referohen:

  1. llojit të shfletuesit të internetit dhe versioneve të përdorura,
  2. sistemit operativ që e përdor sistemi për qasje,
  3. faqes së internetit nga e cila sistemi për qasje qaset deri në faqen tonë të internetit,
  4. datës dhe kohës së qasjes në faqen e internetit,
  5. adresës së Internet protokolit (IP adresa),
  6. ofruesit së Internet shërbimeve të sistemit për qasje dhe
  7. informata të tjera të ngjajshme të cilat mund të përdoren në rast të një sulmi mbi
    sistemin tonë informatik.

Gjatë përdorimit të këtyre të dhënave dhe informatave të përgjithshme, nuk sjellim konkluzione për përdoruesin.
Në vend të kësaj, këto informata na janë të nevojshme për:

  1. me rregull të dorëzojmë përmbajtjen e faqes sonë të internetit,
  2. të optimizojmë përmbajtjen e faqes sonë të internetit,
  3. të sigurojmë qëndrueshmëri afatgjate të sistemit tonë informatik dhe teknologjinë e faqes së internetit, dhe
  4. t’u japim organeve të zbatimit të ligjit informata të nevojshme për persekutim në rast të një sulmi kibernetik.

Andaj, në mënyrë anonime analizojmë dhe grumbullojmë të dhëna statistikore me qëllim që të sigurojmë një nivel optimal të mbrojtjes së të dhënave personale që i përpunojmë. Të dhënat anonime nga log fajlet (skedarët) të serverëve ruhen ndarasi nga të dhënat e Juaja personale.

12. Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të cPay modulit të CaSys si përpunues për pagesë

Në faqen tonë të internetit është e integruar komponenta cPay e Sistemit ndërkombëtar kartik SHA Shkup (CASYS). cPay është shërbim për pagesë i cili mundëson pagesë pa para të thata të produkteve dhe shërbimeve në internet. cPay është procedurë teknike me të cilën ne, si online shitës menjëherë fitojmë konfirmim për pagesën. Kjo na mundëson që t’i dorëzojmë produktet ose blerësi t’i merr menjëherë pas porosisë.

Nëse zgjedhni „Pagesë me kartelë elektronike – njëherazi” si opsion për pagesë në online shitoren tonë gjatë procedurës së porosimit, të dhënat e Juaja do jenë të përcjellura deri te CASYS. Me përzgjedhjen e këtij opsioni për pagesë, Ju pajtoheni që të dhënat e Juaja personale të nevojshme në procesin e pagesës, të përcillen deri te CASYS.

Të dhënat që shkëmbehen me CASYS për qëllime të realizim të procesit të pagesës dhe parandalimit të keqpërdorimeve janë: data e fillimit, data e fundit, numri i porosisë, numri i identifikimit, emri dhe mbiemri i paguesit, emërtimi i bankës, tip dhe statusi. Keni të drejtë që të tërheqni pëlqimin për përpunim të të dhënave të Juaja personale dhënë CASYS. Tërheqja e pëlqimit nuk do ndikojë në të dhënat personale të cilat duhet të përpunohen, përdoren ose transferohen për qëllime të pagesës.

Dispozitat në fuqi për mbrojtje të të dhënave personale në CASYS mund të gjenden në linqet në vijim:

13. Vallë kryejmë transfer të të dhënave personale?

Auto Moto Lidhja e Maqedonisë nuk kryen transfer të të dhënave personale personave të tretë.

14. Në cilin afat i ruajmë të dhënat personale?

Nëse dëshironi që të tërheqni pëlqimin Tuaj për përpunim të të dhënave të Juaja personale për ndonjë nga qëllimet e përdorimit në faqen e internetit të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë, të dhënat e Juaja personale do fshihen. Të dhënat personale të dorëzuara përmes formularit: 

  • Anëtarësohuni“ ruhen deri në tërheqjen e pëlqimit, respektivisht deri në momentin kur do vendosni që të fshini profilin Tuaj ose do kërkoni që ne të bëjmë këtë për Ju.
  • „Punësim“ ruhen jo më gjatë se deri më 1 vit nga dita e plotësimit të tij.
  • „Kontakt“ ruhen jo më gjatë se deri më 6 muaj nga dita e dorëzimit të mesazhit.
  • „Newsletter“ ruhen deri në tërheqjen e pëlqimit të dhënë.

15. Vallë sjellim vendime në bazë të përpunimit automatik të të dhënave?

Auto Moto Lidhja e Maqedonisë nuk sjell vendime individuale në bazë të përpunimit automatik të të dhënave, përfshirë edhe profilimin.

16. Vallë dhe kujt do ja shpalosim të dhënat e Juaja personale në përputhje me ligj?

Të dhënat e Juaja personale do u shpalosim organeve kompetente shtetërore për qëllime të procesimit të procedurave në përputhje me ligj. Për çdo shpalosje të të dhënave të Juaja personale, do mbajmë evidencë me shkrim dhe do Ju njoftojmë në mënyrë përkatëse. Nëse në të ardhmen paraqiten nevoja për shpalosjen e të dhënave një personi të tretë të cilat nuk janë të parapara në këtë Politikë, do kërkojmë pëlqimin Tuaj aty ku kjo është e domosdoshme dhe do krejmë plotësim të Politikës për privatësi përpara se ai përpunim fare të fillojë.

17. Кои се Вашите права како субјекти на лични податоци?

а) E drejta e konfirmimit
Politika e privatësisë. Si subjekt i të dhënave personale (përdorues, blerës, kandidat punësimi, vizitues) keni të drejtë të fitoni konfirmim nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë vallë i përpunojmë të dhënat e Juaja personale.

b) E drejta e qasjes
Në çdo kohë, keni të drejtë që falas të fitoni informata nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë për të dhënat e Juaja personale, si dhe kopje nga këto të dhëna. LMDHP-ja Ju garanton qasje në informatat në vijim:

  • qëllimi i përpunimit;
  • kategori të të dhënave personale;
  • përdorues ose kategori të përdoruesve cilëve u janë shpalosur ose do u shpalosen të dhënat personale;
  • nëse është e mundur, koha e ruajtjes së të dhënave personale ose nëse kjo nuk është e mundur, kriteret e përdorura për përcaktimin e kohës së ruajtjes;
  • ekzistimi i të drejtës që të kërkohet korrigjim ose fshirje e të dhënave personale ose kufizim i përpunimit të të dhënave personale;
  • ekzistimi i të drejtës për të paraqitur kërkesë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
  • kur të dhënat personale nuk janë grumbulluar nga Ju, të gjitha informatat e qasshme për burimin e të dhënave personale;
  • ekzistimi i sjelljes automatike të vendimeve, përfshirë edhe profilimin, dhe në atë raste, informata relevante për logjikën e përfshirë, si dhe rëndësia dhe pasojat e parapara të përpunimit të tillë të subjektit.

Krahas kësaj, keni të drejtë të fitoni informata për atë nëse të dhënat personale janë transferuar në një vend të tretë, si dhe për masat përkatëse mbrojtëse në lidhje me transferin.

c) E drejta e korrigjimit
Keni të drejtë të fitoni korrigjim të të dhënave të Juaja të pasakta pa prolongim të panevojshëm. Duke pasur parasysh qëllimet e përpunimit, keni të drejtë t’i plotësoni të dhënat e joplota personale.

ç) E drejta e fshirjes („E drejta për të qenë i harruar“)
Keni të drejtë të kërkoni fshirje të të dhënave të Juaja personale pa prolongim të panevojshëm. Ne jemi të obliguar që të veprojmë ndaj kërkesës së këtillë nëse është përmbushur një nga kushtet në vijim:

  • Të dhënat personale nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose për të cilat përpunohen;
  • Keni tërhequr pëlqimin në të cilin bazohet përpunimi, a nuk ekziston bazë tjetër juridike për përpunim;
  • Keni kundërshtuar përpunimin;
  • Përpunimi i të dhënave personale është i joligjshëm;
  • Ekziston detyrim ligjor për fshirje të të dhënave personale.

d) E drejta e kufizimit të përpunimit
Keni të drejtë të kufizoni përpunimin e të dhënave të Juaja personale, nëse është përmbushur një nga kushtet në vijim:

  • e kontestoni saktësinë e të dhënave personale, për një periudhë e cila do na mundësojë të kontrollojmë saktësinë e tyre;
  • përpunimi është i joligjshëm, mirëpo kundërshtoni fshirjen e të dhënave personale, a në vend të kësaj kërkon kufizim të përpunimit të tyre;
  • Auto Moto Lidhja e Maqedonisë nuk ka më nevojë që t’i përpunojë të dhënat e Juaja personale, mirëpo Juve ju nevojiten për vendosje, realizim ose mbrojtje të kërkesave të Juaja juridike;
  • Kundërshtoni përpunimin, në pritje të verifikimit nëse interesat tona legjitime mbizotërojnë mbi interesat e Juaja.

dh) E drejta e transferueshmërisë së të dhënave
Të dhënat personale, përpunimin e të cilave e kryejmë me mjete automatike, në bazë të pëlqimit Tuaj, keni të drejtë t’i fitoni në një format të strukturuar, zakonisht të përdorur, në mënyrë mekanike i lexueshëm ose të kërkoni t’i transferojmë këto të dhëna një kontrolluesi tjetër pa ndërhyrjen e Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë cilit i janë dhënë të dhënat personale, nën kusht që kjo të jetë teknikisht e zbatueshme.

е) E drejta e kundërshtimit
Keni të drejtë të parashtroni kundërshtim deri te Auto Moto Lidhja e Maqedonisë kundër përpunimit të të dhënave të Juaja personale. Në rast të kundërshtimit, nuk do i përpunojmë më të dhënat e Juaja personale.

ë) E drejta e tërheqjes së pëlqimit për mbrojtje të të dhënave
Pëlqimin për përpunimin e të dhënave të Juaja personale keni të drejtë t’a tërheqni në çdo kohë.
Nëse dëshironi që të realizoni ndonjë nga të drejtat e Juaja, mund të na kontaktoni në çdo kohë në:

  • Telefoni: (+389) 70 230 339
  • Е-mail adresa: nikita_tashevska@yahoo.com

Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale do veprojë ndaj kërkesës pa prolongim.

18. E drejta e parashtrimit të një Kërkese drejtuar Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale.

Nëse konsideroni se të dhënat personale nuk i përpunojmë në përputhje me LMDHP-në, mund të drejtoheni deri te Agjencia për mbrojtje të të dhënave personale në bul. „Goce Delçev” nr. 18 Shkup, https://www.dzlp.mk/.

Formulare

Në vazhdim pason lista e formulareve të nevojshme për marrje të një veprimi të caktuar nga ana e përdoruesit në lidhje me të dhënat personale. Këto formulare duhet t'i printoni dhe plotësoni dhe t'i sjellni në Auto Moto Lidhjen e Maqedonisë që të jenë të përpunuara në mënyrë përkatëse.

Kërkese për qasje në të dhënat personale

Kërkese për korrigjim të të dhënave personale

Kërkese për kufizim të përpunimit të të dhënave personale

Formular për kundërshtim

Kërkese për tërheqje të pëlqimit

Kërkesë për fshirje të të dhënave personale

Click outside to hide the compare bar
KRAHASO
Споредба ×
KRAHASO Continue shopping